Melo kap mat Edën dhe Serkanin në një moment të sikletshëm teksa ata ndodhen në dhomën e gjumit me robdeshambër. Serkan merr Kirazin dhe kalojnë një ditë së bashku si babë e bijë. Eda dhe Melo i ndjekin nga pas për të parë si do sillet Serkan me Kirazin. Eda bëhet xheloze kur Serkan takohet me një grua dhe i kërkon llogari. Serkan kupton që Eda nuk ka ndryshuar aspak kur mëson se ajo e ka ndjekur.