Sipërmarrësi Armand Peza i ftuar në “Live From Tirana”, ditën e sotme ka treguar një moment tejet interesant sesi i propozoi Marcelës për martesë. Duke qenë se është themeluesi i “Geraldina Sposës” me siguri prisni një propozim romantik, por jo.
Ishim duke ecur nga kinemaja mbrapa bankës dhe e pyeta, – ‘ej dëgjo kur do e lëmë të martohemi’? Edhe ajo tha – ‘iii çfarë është kjo’. Prit i thashë se do ta bëj tamam, edhe u ula në gjunjë! Çfarë po bën, ngrihu tha Marçela se le nam! Nuk e kuptoj përse nuk më mori seriozisht. (qesh)”
Por edhe propozimi për t’u lidhur, ka ardhur shumë spontan.
“Propozimi për të qenë bashkë ishte një gallatë e madhe. E pyeta, -çfarë po bën këto kohë? A do të rrimë bashkë ca kohë? Ajo u çudit por e kuptova shumë shpejt që Marçela ishte e duhura dhe ja ku jemi”.
Armandi dhe Marcela janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1998 dhe sigurisht propozimet nuk bëheshin si tani.








