Diçka po ndodh me Mbretëreshat dhe Princeshat, e në mënyrë specifike me veshjet e tyre. Duket se epoka e fustaneve XXL, ka kaluar dhe se protokolli i veshjes, nuk po zbatohet me aq përpikmëri, pasi mbretëreshat kanë ditur të dalin me lezet nga këto rregulla, duke krijuar një stil unik. Madje disa prej tyre kanë shkuar edhe më tej, duke guxuar të fusin simbole si kafka në veshjet apo aksesorët e tyre.
Kate Midleton, Dukesha e Kembrixhit
Këtë javë, Dukesha e Kembrixhit na befasoi me një fustan me kafka edhe pse në mënyrë të maskuar. Fustani me motive të ndryshme nga Alexander McQueen, ishte mjaft i guximshëm. Por kjo nuk është hera e parë që dukesha ka guxuar në veshje. Në vitin 2014, e ftuar në sfilatën ”Trooping Color”, ajo zgjodhi një dizanj mjaft elegant po të McQueen me perla gri që përfshinte një palë kafka, gati të padukshme, por gjithsesi ato aty ishin për syrin vigjilent.
Mbretëresha Leticia e Spanjës
Mbretëresha Leticia, njihet për preferencën e saj ndaj muzikës ”Rock”, ”Indie” dhe alternative. Muajin e kaluar, Leticia mori pjesë në një event të organizuar nga Kolegji i Arkitektëve, me një look shumë të thjeshtë dhe fin. Deri këtu mirë, por po ta vije re me kujdes ajo që dallohej dhe e bënte atë ”Rock”, ishte kuleta e saj me një përzierje kafkash.
Mette Marit Princesha e Norvegjisë
Prillin e kaluar të 2015, mbretëresha Margaret e Danimarkës mbushte 75 vjeç dhe të gjitha Princeshat fqinje morën pjesë në ditëlindje, mes tyre ishte edhe Mette Marit Princesha e Norvegjisë. Për këtë rast princesha zgjodhi një fustan të bardhë mjaft elegant me një kordele të kuqe në kokë. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishin një palë vathë të vegjël me kafka. E guximshme apo jo?