Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin 15/05/2025
Dua Lipa uron motrën për ditëlindje me një mesazh të veçantë në shqip! 14/05/2025
Puthja që nuk shkoi pa u vënë re – kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?   14/05/2025
Rikthehet “Goca dhe Gra”, ja ish-banoret e BBV që do t’i bashkohen!  14/05/2025
11 fjali që s’duhen thënë kurrë në një lidhje (nëse doni të zgjasë)! 14/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Edhe Mbretëreshat dinë të jenë ”Rock” (FOTO)

17/07/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Edhe Mbretëreshat dinë të jenë ”Rock” (FOTO)

Diçka po ndodh me Mbretëreshat dhe Princeshat, e në mënyrë specifike me veshjet e tyre. Duket se epoka e fustaneve XXL, ka kaluar dhe se protokolli i veshjes, nuk po zbatohet me aq përpikmëri, pasi mbretëreshat kanë ditur të dalin me lezet nga këto rregulla, duke krijuar një stil unik. Madje disa prej tyre kanë shkuar edhe më tej, duke guxuar të fusin simbole si kafka në veshjet apo aksesorët e tyre.





duquesa_cambridge_3z-z (1) duquesa_cambridge_2z-z (1)

Kate Midleton, Dukesha e Kembrixhit


Këtë javë, Dukesha e Kembrixhit na befasoi me një fustan me kafka edhe pse në mënyrë të maskuar. Fustani me motive të ndryshme nga Alexander McQueen, ishte mjaft i guximshëm. Por kjo nuk është hera e parë që dukesha ka guxuar në veshje. Në vitin 2014, e ftuar në sfilatën ”Trooping Color”, ajo zgjodhi një dizanj mjaft elegant po të McQueen me perla gri që përfshinte një palë kafka, gati të padukshme, por gjithsesi ato aty ishin për syrin vigjilent.

reina_letizia_1z-z




Mbretëresha Leticia e Spanjës

Mbretëresha Leticia, njihet për preferencën e saj ndaj muzikës ”Rock”, ”Indie” dhe alternative. Muajin e kaluar, Leticia mori pjesë në një event të organizuar nga Kolegji i Arkitektëve, me një look shumë të thjeshtë dhe fin. Deri këtu mirë, por po ta vije re me kujdes ajo që dallohej dhe e bënte atë ”Rock”, ishte kuleta e saj me një përzierje kafkash.

mette-marit_calavera_1z-z

Mette Marit Princesha e Norvegjisë

Prillin e kaluar të 2015, mbretëresha Margaret e Danimarkës mbushte 75 vjeç dhe të gjitha Princeshat fqinje morën pjesë në ditëlindje, mes tyre ishte edhe Mette Marit Princesha e Norvegjisë. Për këtë rast princesha zgjodhi një fustan të bardhë mjaft elegant me një kordele të kuqe në kokë. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishin një palë vathë të vegjël me kafka. E guximshme apo jo?

Tags: mbretereshaprincesharock
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“E keqja më e vogël”, Egla Ceno foli (sërish) për Gjestin: Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri!
Pa kategori

“E keqja më e vogël”, Egla Ceno foli (sërish) për Gjestin: Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri!

22/04/2025
Ku të udhëtoni në vitin 2025? Jua zbulon shenja e horoskopit!
Horoskopi

Ku të udhëtoni në vitin 2025? Jua zbulon shenja e horoskopit!

09/03/2025
Ish e dashura e Kanye West tregon fiksimin e tij me zh(veshjen) e të dashurave
Pa kategori

Ish e dashura e Kanye West tregon fiksimin e tij me zh(veshjen) e të dashurave

07/03/2025
Sa është rritur! Meghan Markle ndan foton e rrallë të vajzës së saj Lilibet
Breaking News

Sa është rritur! Meghan Markle ndan foton e rrallë të vajzës së saj Lilibet

20/02/2025
Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!
Breaking News

Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!

17/02/2025
Agravon debati, Gerta i hedh ujë në fytyrë Rozanës
Breaking News

Agravon debati, Gerta i hedh ujë në fytyrë Rozanës

17/02/2025
Next Post
Të bësh pushime si VIP-at e Hollywood-it

Të bësh pushime si VIP-at e Hollywood-it







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera