Meghan Markle dhe Princ Harry vendosën të largohen nga familja mbretërore duke hequr dorë nga statusi i tyre. Ky vendim u miratua po ashtu dhe nga Mbretëresha Elizabeth, edhe pse ajo u shpreh se nuk do donte që gjërat të shkonin kështu.
Megjithatë, planet e tyre për një jetë të qetë larg vëmendjes që sjell familja mbretërore po vihen në rrezik nga gazetarët dhe paparacët që vijojnë ti “përndjekin” kudo që shkojnë.
Dje Meghan u fotografua me djalin e tyre Archie-n teksa shëtiste me dy qentë e saj.
Kjo gjë nuk ka kaluar lehtë, pasi avokatët e çiftit paralajmëruan mediat të mos botojnë më foto pa marrë si fillim miratim.