Kate Middleton dhe Meghan Markle na duken perfekte sa herë shfaqen në publik, por nuk ndodh kështu me princeshat Eugenie dhe Beatrice. Motrat nuk janë aq të kujdesshme kur vjen puna tek veshjet e tyre, edhe pse sytë e britanikëve janë tek to. Eugenie dhe Beatrice kanë një shije më të çuditshme në modë sesa shumica e të afërmve të tyre dhe kjo i ka bërë shumë të komentuara sa herë që dalin nga shtëpia. Dy motrat morën shumë vëmendje në dasmën e William dhe Kate, me kapelet e tyre ekstravagante. Le të kujtojmë këtu edhe rastet kur Beatrice veshi një fustan të tejdukshëm, aspak të hijshëm për një princeshë ndërsa Eugenie një fustan që nuk e tregonte goxha në formë. Apo rastin kur Beatrice i dha shumë material paparacëve teksa u përkul dhe fustanin ia mori era. Më poshtë ju sjellim edhe shumë raste të tjera kur motrat janë shfaqur me veshje të guximshme për një princeshë dhe që sigurisht nuk kanë mbetur pa u komentuar.