Fotot ku shfaqeshin së bashku bënë të përflitej se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Por e vërteta nuk qenka kështu! Në një intervistë për “Prive”, Mozzik ka treguar se nëse do të kishte një ribashkim ai do ta kishte konfirmuar vetë i pari.
Sipas reperit, ai dhe Loredana janë parë së bashku pasi kanë dalë për t’i blerë diçka të bijës.
“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha reperi.









