Rihanna nuk i shpëtoi paparacëve as në 4 të mëngjesit, kur u fotografua jashtë një picerie (shumë të lirë) në New York. Ajo ishte e shoqëruar me kushërinjtë e saj dhe u fotografua duke biseduar me ta, ndërsa priste porosinë jashtë derës. E veshur me të zeza, stil si përherë, këngëtarja bëri xhiron e rrjetit.
Me pak fjalë, picës nuk i reziston dot as Rihanna, as në 4 të mëngjesit, kështuqë kur të doni të prishni dietën një justifikim të vogël e keni./revistawho.com