Të hënën, Cristiano Ronaldo bëri bujë me gjestin e tij duke refuzuar shishet e Coca-Cola-s të vendosura para tij në një konferencë për shtyp dhe duke kërkuar ujë.
Gjesti i tij bëri xhiron e rrjetit dhe shumë shpejt Ikea ka përfituar nga ky veprim. Ikea ka nxjerrë në shitje një shishe uji me emrin Cristiano.
Me çmim 1.99 dollarë, kjo shishe është “e përdorshme vetëm për ujë”, shkruan kompania suedeze.








