Mbrëmjen e djeshme Sabiani hyri për herë të dytë në “Big Brother VIP” si banori më i ri i shtëpisë më të famshme. Por fakti që këngëtari hyri në një kohë kur Keisi sapo ka nisur një lidhje me Kristin, ka nxitur edhe reagime kundra. Me anë të një statusi, ish-finalistja Einxhel e ka cilësuar veprimin e Sabianit si “shembullin më të gabuar”.
“Përtej shakas, kjo që ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se ëas the funniest, por është totalisht unhealthy jo vetëm si marrëdhënie por totalisht një dhunë psikologike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ever”, ka shkruar Einxhel.









