Einxhel u lidh live me banorët e shtëpisë së BBV dhe me Arbanën nga studio. Ajo tregoi se ndihet mirë dhe operacioni ka dalë me sukses. “Jam mirë. Dua të falenderoj banorët që u treguan shumë të mirë me mua dhe u kujdesën. Nuk e dhashë veten sepse kështu jam unë, ndaj në fillim e morën me shaka”, tha Einxhel.
Me tej ajo pranoi se i mungojnë banorët dhe pret nga mjekët që të vendoset fati i saj.
Dagz u prek nga situata dhe ndër të tjera falenderoi Donaldin që i qëndroi pranë Einxhel./revistawho.com