Ejlyl përpiqet të bindë Kemalin të hapë kafazin duke i shprehur atij dashurinë. Kemal mashtrohet nga fjalët e Ejlylit dhe e liron atë. Ejlyl sulmon Kemalin me një pirun dhe më pas e godet me vazo duke e lënë pa ndjenja. Ajo arrin të dalë nga shtëpia ku mbahet e burgosur dhe vrapon nëpër pyll. Nazan i tregon Defnes se ato janë ende të pasur pasi ajo ka fshehur para. Kemal ndjek Ejlylin me armë nëpër pyll. Gynej gëzohet kur mëson se Songyl nuk do largohet nga shkolla. Selen godet Zehrën duke menduar se ajo e mashtroi. Meral zihet me Defnen. Kemal arrin të kapë Ejlylin dhe i drejton armën. Feride dhe Toprak kuptojnë që Ejlyl ndodhet në rrezik dhe denoncojnë zhdukjen e saj në polici./revistawho.com