Ai është shefi i kuzhinës më karizmatik që kemi parë ndonjëherë, e pëlqen botën e televizionit dhe e do kamerën. Renato Mekolli duket si i lindur për të ndërthurur televizionin dhe fuqinë e tij me artin e të gatuarit. Me siguri kjo është arsyeja që shefin e kuzhinës do e shohim sërish në ekran.
Burime pranë “revistawho.com” kanë bërë me dije se Renato Mekolli do të rikthehet sërish në ekran, në vendin ku fitoi famën e madhe duke qenë pjesë e programit “Masterchef Albania”.
Sipas informacioneve, Renato është parë disa herë në zyrat e televizionit kombëtar “Top Channel” nga ku thuhet se së shpejti do të rikthehet me një show të ri televiziv, por ende nuk dihen detaje për këtë projekt.
Aktualisht Mekolli drejton me sukses restorantin e tij, shumë të famshëm në kryeqytet – “Umami”, i cili është kthyer në një destinacion të preferuar për të gjithë ata që pëlqejnë shijen e veçantë dhe fine. /revistawho.com