Në një kohë kur ‘Instagrami’ është fasada e jetës së bukur, plot filtra që ndryshojnë imazhin tonë, një studio në Tiranë, ka marrë përsipër të bëjë të lumtura vajzat me përzgjedhjen e ngjyrave të bukura dhe kujdesit për çdo detaj. Ela Pera është një vajzë e re që jetën e ka lidhur ngushtë me pasionin për të bukurën. Fokusi i saj është grimi dhe punimi i vetullës me metodën microblading. Punën së grimeres i kanë besuar edhe personazhet më të njohur të ekranit të cilët qëkur e provuan për herë të parë dorën e saj, nuk kanë janë larguar më.
https://www.instagram.com/p/CNdDDdRnIDy/
Soni Malaj i ka besuar pamjen e saj Elës prej kohësh edhe në performancat më të rëndësishme, po ashtu Roza Lati dhe një sërë personazhesh të tjerë publikë.
https://www.instagram.com/p/CPTEtwmBaR6/
Po çfarë ka të veçantë Ela? Hiç më shumë se dashuri për punën, pasion dhe shije të hollë që e dallon nga të tjerët, sidomos për grimin aspak të rënduar që përdor, shumë larg imazhit të promovuar në masë nëpër ‘Instagram’./revistawho.com
Foto kryesore: Anjeza Dyrmishi
https://www.instagram.com/p/CIn6NWFBl9Y/








