Ndonëse prej kohësh, Meghan Markle dhe Princ Harry janë tërhequr nga detyrat e pallatit mbretëror, dyshja ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes së ndjekësve.
Teksa Princ Harry ka menduar rikthimin në pallatin ‘Kensington’ në festat e fundvitit, Meghan ka preferuar të mos përfshihet në aktivitetet e bashkëshortit duke qëndruar larg familjes mbretërore. Megjithatë dukesha e Sussex ka vazhduar takimet e saj në ‘Zoom’ për kauza të ndryshme që prekin shoqërinë. ‘Harper Bazaar’ është kujdesur të përmbledhë të gjitha veshjet që Markle ka zgjedhur në mbledhjet e saj virtuale. Nëse jeni në mëdyshje si të kombinoheni këtë vjeshtë, mjafton t’i hidhni një sy veshjeve të Meghan, e cila gjithmonë ka dalluar me elegancën e saj./revistawho.com











