Këngëtarja dhe aktorja Klea Huta prej disa ditësh ndodhet në Amerikë për xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica, si dhe për të xhiruar edhe një klip të ri.
është duke realizuar një set fotografik me fotografin e njohur me origjinë shqiptare Fadil Berisha. Klea shoqërohet edhe nga i dashuri i saj, këngëtari Elgit Doda. Çifti ka shkuar në Los Angeles, ku kanë parë yjet e shumë prej personazheve me famë botërore.
Elgiti ka postuar në rrjetet sociale foton e një ylli mbi të cilin janë të vendosur emrat e tyre. ‘Klea dhe Giti’-shkruhet mbi yllin, e cila është një montazh i bukur për të krijuar një situatë humori me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Të dy artistët janë shumë të sukseshëm në karrierën e tyre përkatëse, ndoshta në një të ardhme fama e tyre mund t’i kapërcejë kufijtë, edhe pse jo të sigurojnë një yll në Hollywood./revistawho.com