Elgiti ka zgjedhur një ditë speciale për t’i propozuar për martesë Kleas. Sot çifti feston ditëlindjen e dytë të djalit të tyre dhe kanë organizuar një festë mes miqsh e të afërmish. Në një moment Elgiti i është ulur në gjunjë Kleas para gjithë të ftuarve, të cilët kanë shpërthyer në duatrokitje.
“A pranoni zonja Klea të martoheni me mua?”, i tha Elgiti duke bërë dhe humor se kutia ishte bosh e më pas nxori unazën nga xhepi. Sigurisht moderatorja ka pranuar e përlotur. Këngëtari i ka dhuruar një puthje në buzë e më pas ka puthur të voglin e tyre.








