Një marke që gjendet në shumë vende të botës tani do t’i shtohet edhe vendi ynë. Elisabetta Franchi hap të parin dyqan në Tiranë, duke u bërë i pari monobrand që vjen në vendin tonë. Për Shqipërine është një arritje që marka të mëdha prestigjioze po afrohen për të qenë pjesë e tregut tonë. Ekskluziviteti i është besuar moderatores Marina Vjollca, e cila e quan privilegj dhe përgjegjësi.
“Unë jam veshur me “Elisabetta Franchi” shumë vite më parë. Ka qenë një nga ato marka dashuri me provë të parë. Dhe nuk e mendoja asnjëherë që do vinte kjo ditë që jo vetëm do të behesha brand ambassador, por edhe ta sjell ekskluzivisht në Shqipëri si monobrand. Interneti e ka bërë botën shumë të vogël e kështu unë rashë në sy të saj. Për mua ishte shumë befasi. Është vlerësim shumë i madh që një brand luxury, prestigjioz si “Elisabetta Franchi”, të më zgjedhë për të përfaqësuar firmën”-u shpreh Marina në një intervistë për “Revista Who”.







