Elon Musk ka pezulluar llogarinë e Kanye West në Twitter pasi ky i fundit postoi postime antisemitike dhe shkeli rregullat e platformës. Musk sqaroi se llogaria e reperit ishte pezulluar për “nxitje të dhunës” dhe jo për shkak të postimit të artistit muzikor të një fotografie “të pakëndshme” të CEO të Tesla. Kjo nuk është hera e parë që Kanye pezullohet nga Twitter. Në tetor, llogaria e tij u pezullua përkohësisht për postimin e përmbajtjes antisemitike, por duket se nuk e ka marrë mësimin. Kujtojmë që Musk dhe West kanë qenë miq, por tani jo më.