Ato janë dy nga artistet më në zë shqiptare, të cilat po synojnë të bëjnë karrierë ndërkombëtare. Po flasim për Elvana Gjatën dhe Era Istrefin, të cilat duket se kanë nisur mbarë këtë rrugëtim të ri në karrierën e tyre.
Era Istrefi i ka kaluar mbi 500 milion klikime në You Tube me këngën e saj “Bon Bon” dhe bashkëpunimi i saj i fundit me French Montanën, ishte një tjetër arritje e radhës për të.
Ndërkohë Elvana Gjata është duke punuar me një nga producentët më të suksesshëm amerikan, Poo Bear dhe kënga e saj, “Forever is over”, u kurua në detaj nga dj i famshëm, David Guetta. Burime për revistawho.com bëjnë me dije se Elvana do të vijë fuqishëm në 2018-tën me projekte të rëndësishme muzikore.
Por këtë herë nuk do të flasim për karrierat e tyre muzikore, por për një detaj të përbashkët që duket se ka bashkuar dy artistet shqiptare, të cilat kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Nuk është vetëm muzika ajo e cila i bashkon, por janë edhe këpucët Gucci që shihni në foto. Të veshura në dy stile të ndryshme të dyja këngëtaret duken në formë të shkëlqyer.