Elvana këtë vit është rikthyer fuqishëm duke sjellë një album muzikor dhe disa këngë të reja, mes tyre bashkëpunime dhe me artistë ndërkombëtarë. Por përpos muzikës, Elvana ka marrë vëmendjen edhe me stilin në veshje e në makeup, si në koncerte, edhe në fotot që publikon në rrjete sociale.
Dhe le të ndalemi pak tek makeupi. E keni vënë re që Elvana në fotot e fundit është shfaqur me një makeup shumë të veçantë tek sytë. Një herë më figura zemre rozë, një herë tjetër me shenjën e ‘infinit’ të bardhë e një herë tjerë flakë ngjyrë të verdhë e blu.
Kështu shumë shpejt Elvana do e kthejë në trend këtë lloj makeupi e na mbetet të presim për të parë kush do të jetë e radhës që do eksperimentojë.








