Elvana Gjata nuk është nga ato që postojnë çdo ditë. Hera herës ajo zhduket, pastaj bën një “ta”, pastaj lançon ndonjë projekt. Dhe kur rikthehet e bën sa më mirë të jetë e mundur, sidomos me video të shpenguara. Këto të fundit kanë pasur shpeshherë doza humori, që i kanë mbërthyer edhe më shumë ndjekësit pas batutave epike me prindërit e saj.
E me njerëzit e saj më të dashur kanë qenë edhe videot në makinë, të cilat Elvana i ka publikuar dje.
Nga pamjet dallohet se Gjata ia ka marrë këngës pranë të atit dhe mamasë duke shijuar natyrën dhe rrezet e diellit.
Kuptohet që çdo rikthim i Elvanës merr vëmendjen maksimale për shkak të periudhës së gjatë kohore që ajo vendos të shkëputet nga rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit ka qenë në 28 nëntor, ditë në të cilën ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë./revistawho.com









