Jonida dhe e vogla e saj, Emi kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë kryeqytetit të Tiranës ditën e sotme. Me fotot e ndryshme në ‘Instagram’, moderatorja ka treguar se ka mbjellë një pemë së bashku me ndihmën e Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj.
“Emi sot bëri 5-muajshe dhe ajo ka pemën e saj tashmë, që e mbollëm pranë Amfiteatrit”, ka shkruar Jonida krah postimit ku duket pema e mbjellë.

Ky duhet të jetë një kujtim shumë i bukur për mami Jonidën dhe Emin, e cila në postimet pasardhëse i ka ftuar të gjithë të mbjellin sa më shumë pemë./revistawho.com








