Modelja e cila ka pushtuar pasarelat, prej muajsh po shijon në maksimumin shtatzaninë e parë! Ajo çdo çast të kësaj pritje të ëmbël e ka ndarë me të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale. Ka qenë pikërisht një postim në ‘Instagram’ ku ajo njofton fansat se vetëm dy javë e ndajnë nga ardhja në jetë e princeshës. “Zyrtarisht 38 javëshe shtatzënë dhe barku im është bërë si topi im i preferuar. Vogëlushja ime që përplaset. Ditari i shtatzënisë time është më i mirë se i juaj. Çanta ime e spitalit është gati. Ajo që kam menduar është vetëm se si unë do të humbasë lëvizjen e saj në barkun tim”, shkruan Emina.