Emma Watson së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “British Vogue”, ku ka trrguar shumëçka në lidhje me jetën e saj. Aktorja, e cila vitin e ardhshëm bën 30 vjeçe, ka treguar se nuk i vjen mirë që vajzat duhet të ndihen nën presion për të gjetur njeriun e zemrës kur arrijnë moshën e supozuar të martesës. “Nuk e kuptoj pse e bëjnë kaq shumë bujë për moshën 30-vjeçare. Unë jam 29 vjeçe dhe mendoj ‘Oh Zot, ndihem shumë e stresuar dhe në ankth’. Mendoj se kjo vjen për shkak të një fluksi të këtyre mesazheve të subkoshiencës. Nëse nuk ke një shtëpi të tënden, nëse nuk ke një burrë, nëse nuk ke një fëmijë dhe po bën 30 vjeç dhe nuk ke një vend të sigurt dhe stabël në karrierë… Kjo shkakton shumë ankth”, ka thënë aktorja.
Emma ka shtuar se ndihet shumë e lumtur me jetën e saj si beqare dhe se kjo gjë i mori pak kohë për ta kuptuar. “Asnjëherë nuk i kam besuar ata që thoshin jam beqare/e i/e lumtur. Më mori shumë kohë ta kuptoja, por jam shumë e lumtur që jam beqare. Unë e quaj këtë të jesh i lidhur me veten”, ka thënë ajo. Më herët Emma ka treguar se takimet romantike kanë qenë një problem i madh për të, sepse dhe nëse shihej me një mik të saj të gjithë fillonin të mendonin se është i dashuri. Gjatë karrierës së saj Watson ka qenë e lidhur me Princ Harry, Chord Overstreet dhe në vitin 2018-të u pa duke u puthur me Brendan Wallace. /revistawho.com