Portugalia arriti të fitonte trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e saj pasi mundi Francën në finalen e Evropianit, por çasti më i bukur u regjistrua jashtë fushës së lojës. Një fëmijë me fanelën portugeze shkoi të ngushëllonte një të rritur francez i cili po qante me dënesë për humbjen e kombëtares së tij. Djali i vogël e përqafoi francezin, i cili e vlerësoi shumë këtë gjest.
https://www.youtube.com/watch?v=UyPhxspZQ5Q







