Ai ka vetëm pak kohë që është ndarë nga këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe duket se Calvin Harris ka nevojë të argëtohet pas kësaj ndarje të dhimbshme. Mbrëmjen e së premtes Dj skocez është fotografuar nën shoqërinë e Nicole Scherzinger teksa kanë shijuar muzikën në një klub nate në Mayfair. 32-vjeçari ishte i veshur “casual” ndërsa anëtarëja e jurisë së “X Factor” 38-vjeçe, dukej tepër sensuale e veshur me një fund lëkure dhe një kanatjere me një mëngë. Ajo dhe miku i saj Calvin janë fotografuar teksa kapen për krahu teksa i janë drejtuar destinacionit të tyre.