Pak ditë më parë Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, erdhi në jetë vajza. Deri sot Sara nuk e kishte zbuluar emrin e të bijës, por duket se “sekretin” ia ka nxjerrë Bora Zemani. Sara iu ka dërguar vajzave një buqetë me lule dhe Bora duke e falënderuar dëgjohet të thotë edhe emrin e vogëlushes.
“Sara dhe Ruya, iu presim”, ka thënë Bora.
Vetëm pak minuta më pas, Sara ka postuar në “Instastory” një foto të një torte me emrin.
“Ruya Roe”, shkruhet.