Tashmë që Noizy dhe Dafina Zeqiri kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin, duket se kanë filluar edhe të performojnë në koncerte së bashku. “Mbreti dhe mbretëresha”, i referohet dyshes posteri që reklamon koncertin e radhës. Me sa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Encës, e cila prej kohësh e ka quajtur veten të tillë, duke kënduar “Bow down to the king and the queen”. Ajo ka publikuar një video, në të cilën e thekson këtë gjë. “E vetmja mbretëreshë”-shkruan këngëtarja seksi.








