Kënga “Ciao” e Encës konsiderohet si hiti i momentit dhe pse ka pak ditë që është publikuar. Janë të shumtë artistët që kanë shprehur mbështetjen për të, duke postuar këngën në rrjetet sociale. Një prej tyre ka qenë dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku. “Edhe pse më ka thënë që jam 1 plehrë, suksese Enca!”-shkruan ai, në foton e postuar. Konflikti mes tyre ka lindur në momentin, që këngëtarja ka qenë një nga personat e ironizuar nga Bylyku gjatë Portokallisë. Mesa duket, çdo gjë ka ngelur pas me të shkuarën, pasi kësaj here ai ka shprehur mbështetje të pakushtëzuar për të.