Enca i ka thënë mjaft pyetjeve të shpeshta se kush ia paguan pushimet. Këngëtarja, e cila duhet thënë ka patur një karrierë të suksesshme, ka arritur t’ja plotësojë dëshirat vetes dhe nuk ka nevojë as për sheikë, e as për princa siç shprehet në videot e fundit.
E revoltuar pas komenteve që i bëjnë pyetje të tilla, Enca është përgjigjur duke treguan se mund të përballojë çdo shpenzim vetë.
“Të gjithë e dinë që jam bose, s’kam nevojë për as për sheik, as princ dhe për asnjë mashkull për të më paguar pushimet. Jam top artist dhe kam qenë top artiste për vite. Mund të përballoj çdo gjë që ma do… Dubai nuk është as Marsi, as Hëna që të jetë e paarritshme, kështu të gjithë ata që pyesin kush po ta paguan, mbylle gojën, boll u tregove i ulët dhe injorant. Duket që s’keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për vajzat tuaja, për të dashurat tuaja”-shprehet këngëtarja.







