Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Enca na tregon si është jeta në Dubai dhe ca të pathëna

09/06/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Enca na tregon si është jeta në Dubai dhe ca të pathëna

Enca Haxhia ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, në një intervistë nga ato të rrallat sepse këngëtaren nuk e shohim shpesh në emisione. Enca, e cila tashmë është bërë rezidente në Dubai tregoi se i pëlqen të jetojë atje pasi ka siguri.





Enca: Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë.

Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh.


Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Dubait dhe Europës.

Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend.  Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë, bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë.

Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshe tradicionale janë sheikë.”

Tags: enca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Beatrix publikon këngën e re dhe e hodhi një thumb anash e anash

Beatrix publikon këngën e re dhe e hodhi një thumb anash e anash








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera