Pak muaj më parë bëri bujë në Turqi një ngjarje skandaloze ku aktori turk Ozan Guven u akuzua për dhunë nga e dashura e tij. Deniz Bulutsuz. Deniz e denoncoi në polici aktorin dhe publikoi fotot ku shihej me shenja dhune. Po ashtu edhe Ozan e akuzoi për dhunë të dashurën dhe për kërcënim. Gjithashtu aktori publikoi foto ku tregonte se edhe ai ishte dhunuar nga Deniz. Ozan rrezikon 13 vite burg, por çështja ende është e hapur. Së fundmi Deniz u fotografua në publik në shoqërinë e një mikeshe. Ajo nuk i shpëtoi dot syrit të paparacëve dhe në fotot e publikuara shihet se ish-e dashura e aktorit është ende me shenja në fytyrë. “Gjyqi po vazhdon, nuk do flas”-i tha Deniz gazetarëve dhe më pas u largua./revistawho.com