Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull të veçantë 5-vjeçarit shqiptar Mattia Mehdihoxha.
Pse?
Sepse ende pa shkuar në klasë të parë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit”.
Sipas mediave italiane, vogëlushi i ka marrë tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i ka lexuar të gjitha.
Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.
Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit. Mësohet se 5-vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët e moshës së tij, as nuk janë të njohur me këtë “gogol” të modës së vjetër.








