Pak ditë më parë Eni Vasili u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë ta vajzave binjake, Nikol dhe Sofi. Lajmi u zbulua nga mediat, por shumë shpejt edhe gazetarja e konfirmoi duke publikuar një foto me duart e vogëlusheve e duke e përshkruar si magjik momentin e parë mes tyre. Sot Eni ka postuar një tjetër foto e këtë herë duke treguar këmbën e njërës prej të bijave. “Pak ditë kalojnë dhe fotot në sallën e lindjes të duken gjithmonë e më shumë një pasuri pa çmim”, ka shkruar ajo. Mesa duket Eni nuk është mjaftuar me foto të shkrepura nga celulari, por ka bërë shërbim fotografik profesional që në minutat e para të lindjes. Kjo do të thotë që mbase së shpejti do kemi edhe foto të tjera nga albumi i parë i Nikol dhe Sofi.








