Eni Vasili u shfaq sot në programin e fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan” dhe sigurisht pyetjet më të shumta ishin për pritjen e ëmbël të dy vajzave.
Ajo nuk nguroi të pranojë se i ka zgjedhur emrat e vajzave dhe për më tepër i tregoi.
“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.
Mesa duket kuptimi pas emrave i bën edhe më specialë për çiftin, por edhe të afërmit e tyre./revistawho.com








