Dita e djeshme nuk ka qenë e mirë për këngëtaren e njohur shqiptare Era Istrefi. Siç vetë ajo ka bërë të ditur, dje është detyruar t’i nënshtrohet një opreacioni për heqjen e apandesitit. Shumë nga fansat e saj e kanë ditur lajmin pa u bërë publik, prandaj Era vendosi të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që janë shqetësuar. Me anë të disa videove të publikuara në ‘Instagram’, pa e zbuluar fytyrën apo ambientin rreth vetes, Era tha se po e merr veten dhe shumë shpejt do t’i rikthehet projekteve të reja.
Shërim të shpejtë Era!/revistawho.com