Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Erion Isai i “Portokalli”-së: Si ma ka ndryshuar jetën ardhja në jetë e vajzës, surprizat e mia në TV

02/10/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Erion Isai i “Portokalli”-së: Si ma ka ndryshuar jetën ardhja në jetë e vajzës, surprizat e mia në TV

Aktorët e spektaklit “Portokalli” po përgatiten për natën premierë të këtij sezoni të ri në “Top Channel”, që do të jetë më 2 tetor. Një nga protagonistët kryesorë, Erion Isai, pjesë e dyshes së famshme PS­LSI me Bes Kallakun, këtë sezon e nis si baba, pas ardhjes në jetë të vajzës Ajer. Për personazhet e reja në rrethana të reja, që do të vijnë në spektaklin e humorit, dhe ndryshimet në jetën e tij personale, Erioni jep këtë intervistë të parë për gazetën “Panorama”…





Këtë sezon televiziv ti do të jesh me statusin e babait. Të ka ndryshuar si person ardhja në jetë e Ajer?

Po, sigurisht që më ka ndryshuar. S’di ta përshkruaj ndjesinë personale e familjare. Ajer ka përforcuar themelet e përkushtimit, dëshirës, të cilat uroj dhe besoj që do të reflektohen edhe në punën time! Si është ndjesia e babait për herë të parë, dhe pse e quajtët Ajer? Ndjesinë s’di ta them… Momenti i parë ishte sikur mungonte Ajër. Ndërsa emri ka dy kuptime: Ajër, kuptimi i Ajrit dhe bashkim i dy gërmave të para të emrave tanë, Ajlin dhe Erion.


Sa kohë shpenzon me vajzën dhe si e menaxhon kohën mes familjes dhe karrierës televizive?

Mundohem që ta menaxhoj sa më mirë, për të mos cenuar asnjërën. Paraditen ia përkushtoj punës, e gjithë pjesën tjetër familjes. Patjetër që familja është më e rëndë­ sishmja. Uroj që të kryej detyrat dhe përkushtimin tim si familjar. Po e bëra mirë këtë, me siguri që e bëj mirë dhe punën.

a20cbfc8-8f13-463d-bf7d-101ea2c7ed9b-0

Partnerja jote është diplomuar tek Artet, por punon në administratë, pra në Bashkinë e Tiranës. Cila është një anë e mirë e bashkëshortes që nuk është person publik?

Megjithëse punon në administratë, bashkëshortja ime bën përsëri profesionin e saj, në Drejtorinë e Kulturës. A ka të mira mosqenia e saj person publik? Po, ka. Por qenia e një personi publik, e sidomos në vende të vogla si Shqipëria, ka më shumë të mira. Le ta themi hapur këtë.

Kthehemi te “Portokallia”. Do të jesh sërish pjesë e dyshes me Bes Kallakun, apo do të ndryshosh qëndrim politik?

Po, do të jem me Besin. Por në një dyshe krejtësisht të re, tashmë jo si vetvetja, por si personazhe. Personazhe të reja në rrethana të reja. Nuk do të merremi me politikë në boshtin e personazheve, por me një temë sociale shumë të fortë, e cila në shoqëri është kthyer gati në virus. Por vetëm kaq mund të zbuloj…

Si asistenti i sjelljeve aristokrate të Bukrës, cilat janë disa këshilla që do të dëgjojmë këtë sezon të ri?

Edhe Bukra këtë sezon do të jetë në rrethana të reja, ku unë do t’i mungoj si partner, por jo si skenarist i personazhit, ku bashkë me Albanën, do të mundohemi të japim më të mirën.

Rolin e këshilltarit të Kryeministrit do takesh sërish?

Për sa politika jonë do të jetë kaq e paaftë, kaq e papjekur dhe joserioze, nuk do të shpë­ tojë nga “Portokallia”. Edhe në këtë aspekt kemi surpriza.

Tags: erion isaijetaportokallivajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
VIDEO/ 3 vajzat kërkojnë t’i marrin pasurinë babait, ja çfarë bëjnë në emisionin e Ardit Gjebreas

VIDEO/ 3 vajzat kërkojnë t’i marrin pasurinë babait, ja çfarë bëjnë në emisionin e Ardit Gjebreas








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera