Mbrëmjen e kaluar, “Shiko kush luan” ishte një puntatë speciale dedikuar fēmijëve të prekur nga tërmeti. Pjesë e emisionit u bë edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve. Një nga ata e pyeti se nëse do bënte vajzë si do ja vendoste emrin. Veliaj u shpreh se po të bëhet baba i një vajze, emrin do e huazojë nga libri i gjyshit të Ajolës, Jakov Xoxa. “Nëse do kem një vajzē emrin do ja vë nga një libër i Jakov Xoxës, që është gjyshi Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”. “News 31” shkruan se emri më i përshtatshëm është Juga, nga libri “Juga e bardhë”.