Eriselda Shllaku ka folur së fundmi lidhur me eksperiencën e saj në “Al Pazar” dhe deklaroi se Agron Llakaj e kishte hequr nga puna pa e paralajmëruar.
“Fillimisht kam qenë në ‘Al Pazar’, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më ka ardhur një ftesë nga Agron Llakaj, e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore u dha vendimi po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm që erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë. Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, që vazhdoi edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin”, rrëfeu aktorja.
Më tej Eriselda pranoi se ka dashur të dijë në përballje me të “pse për mungesë fondesh, i ra lapsi pikërisht asaj”.