Një nga urimet më të bukura këtë 8 Mars e ka marrë Amarda Toska. Joeli ka përgatitur një video të veçantë për mami Amin, të cilën e nis duke thënë me çiltërsinë e një fëmije se babi Ermali e ka detyruar ta bëjë këtë video. Madje gjatë videos Ermali dëgjohet duke i mësuar të birit çfarë të thotë ndërsa Joeli nis e bën batuta si një aktor i vërtetë.
Me zhdërvjellësi dhe humor, Joeli tregon situatat në shtëpi si faktin që Ami fle ndonjëherë deri në 12 të drekës apo që ai ka shumë dëshirë të flejë tek krevati i prindërve.
Nga humori e batutat, Joeli më pas ndryshon mimikën e fytyrës (sërish si një aktor i talentuar) dhe bëhet serioz për t’ja uruar mamit 8 Marsin me fjalët më të bukura që siç e thotë dhe vetë, me siguri e kanë prekur.
Asgjë për tu çuditur, për një fëmijë të rritur nga dy prindër që e njohin mirë skenën dhe ekranin. Ama, me kaq shpejt sa po i jep shenjat Joeli, Ermali ka konkurrencë të fortë brenda shtëpisë.
View this post on Instagram







