Ermal Mamaqi po punon për një serial të ri dhe sot i ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ka zbuluar se kastit i janë bashkuar shumë emra të njohur. Mes tyre do të ketë një rikthim edhe të Inis Gjonit, e cila na ka munguar në ekran.
Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela. Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, janë aktorët që do të luajnë në serialin “H.O.T”
Ermali tha se serialit t’i bashkohet edhe ndonjë personazh nga politika dhe do të transmetohet nga 15 tetori në televizion.







