Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka performuar në Londër në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare.
Për të respektuar artisten, në skenë është ngjitur edhe mbreti Charles III.
Ermonela ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, një tjetër arritje e madhe për sopranon.