Erosi dhe Oriola nuk janë më bashkë dhe lajmet që kanë qarkulluar prej kaq kohësh tashmë i konfirmon dhe vetë futbollisti. Në një intervistë për “Panaroma Sport”, Erosi është shprehur se ndonëse janë ndarë, ai ka respekt për Oriolën dhe për familjen e saj.
Kur u pyet për arsyet e ndarjes, ai tha se secili ka ëndrrat dhe punët e veta duke folur i bindur që nuk do të ketë kthim pas.
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë. Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, -është shprehur Erosi.








