Seriali ‘Ertugrul’ prej më shumë se katër vitesh është duke thyer rekorde shikueshmërie në Turqi dhe jo vetëm. Që nga fillim i transmetimit të tij në Shqipëri ai ka mbërthyer para ekranit një numër të madh shikuesish. Përpos vendeve evropiane, filmi është duke u transmetuar edhe në disa vende latine ku publiku është shprehur se serialet turke janë më të bukur se telenovelat latine. Përpos njerëzve të thjeshtë edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është afeksionuar shumë pas tij. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ai përshëndet ekipin që e realizoi me anë të disa simboleve të përdorura nga aktori kryesor ‘Ertugrul’, si unaza, flamuri dhe disa elemente të tjerë. /revistawho.com