Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ervini i BB: Largimi më erdhi si bombë por fitova Sidritën, është një dashuri!

24/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ervini i BB: Largimi më erdhi si bombë por fitova Sidritën, është një dashuri!

Një ditë pas largimit nga Big Brother, Ervini dhe Sidrita ishin të ftuar në “Fun Club”, nga ku nuk i kursyen akuzat edhe ndaj produksionit me pretendimin se ata që largohen apo ata që qëndrojnë në shtëpi nuk vendosen nga publiku, por nga produksioni





Këtë pasdite, Ervini dhe Sidrita kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel” dhe kanë rrëfyer emocionet e para pas daljes nga shtëpia, pritja e publikut, por edhe bombën që shpërtheu të shtunën: “Momenti kur prezantuesja tha emrat tanë, më erdhi si bombë. Nuk e prisja të dilja, madje isha i sigurt që loja ime do të vazhdonte akoma… Siguria më vinte nga parimet dhe normat e mia. Isha i sigurt për lojën që po bëja, duke parë edhe çfarë bënin konkurrentët e tjerë…” – tregon Ervini dukë këmbëngulur se po e bënte mirë lojën e tij dhe se, edhe nëse do të rikthehej, nuk do të korrigjonte asgjë te vetja: “Unë nuk do korrigjoja asgjë, edhe momentin e acarimit me Damianon nuk do ta shmangia. Unë e kam të shenjtë familjen  dhe partneren dhe të gjithë banorët duhet të dinë normat e mia…” 


Ndërsa Sidrita, duke theksuar se të dy nuk patën mundësi të tregojnë vlerat dhe më të mirën e vetes, mendon se penalizimi u erdhi, ndoshta për shkak se ata ishin të vetmit që ishin treguar çift i vërtetë në shtëpi: “Duke e ditur që ky edicion ishte edhe Love Edition, puthjet tona u ranë në sy të gjithëve dhe ndoshta ka dalë edhe gjë e tepërt në sytë e publikut…” – tha ajo, por nuk mendon se dalja e saj ka qenë e penalizuar edhe nga Ervini.

Të pyetur për marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë, Ervini dhe Sidrita duken realë, shkruan “Class”. Në këto dy ditë, ata kanë kaluar më shumë kohë me familjarët, por edhe janë takuar me njëri-tjetrin: “Unë ndihem shumë fitues nga Big Brother, njohja me Sidritën është një dashuri. Këto dy ditë kemi qenë njëlloj si në shtëpi. Deri tani çdo gjë mes nesh shkon shumë mirë, kemi kimi me njëri-tjetrin…” – thotë Ervini duke e përshkruar Sidritën si vetë emrin e saj: “Për mua, Sidrita është përshkrimi i emrit, i ka të gjitha të mirat, është e ëmbël, di të flasë me maturi, është vajzë me norma, i mendon gjërat para se t’i thotë. Nuk e krahasoj me asnjërën brenda në shtëpi.”

Nga ana tjetër, Ervini për Sidritën “ka një karakter shumë të fortë, nuk është i luhatshëm dhe ka shumë vetëbesim. Kjo gjë më bën që edhe unë të ndihem mirë pranë tij. Natyrisht, është edhe simpatik. Janë tri pika të forta të Ervinit…”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Liljana Kondakçi qan në studio: Ja pika ime e dobët

Liljana Kondakçi qan në studio: Ja pika ime e dobët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera