Miriam Cani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Duke qenë e tillë, postimet e saj në rrjete sociale përbëjnë gjithmonë kuriozitet për fansat. Miriam publikon shpesh momente nga puna e saj apo edhe nga jeta private. Së fundi Miriam ka hedhur një foto me vogëlushen Ameli, e cila mban në kokë kapelen e një kuzhiniereje dhe nën të ka shkruar: “Me kuzhinieren time të preferuar”.
Ndonëse është shumë e vogël, duket se Ameli ka zbuluar një nga pasionet e saj. Përveç kësaj vogëlushja është e dhënë edhe pas muzikës, pasi në këngën ‘Dhurata’ është shfaqur duke kënduar pjesë nga teksti.
Nuk dihet nëse ajo do t’ju ngjasojë mamit dhe babit në muzikë, por kjo mbetet për t’u parë sapo vogëlushja të rritet edhe pak./revistawho.com