Ditët e fundit, shtëpia e Big Brother VIP u përball me një situatë aspak të zakontë. Elijona Binakaj mori një “zarfi të kuq”, ku produksioni i kërkonte të sqaronte lajmet që kishin shpërthyer online dhe që lidhen me disa episode të së kaluarës së saj.
Në tekstin e zarfit thuhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat. Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane”.
Elijona u prek dukshëm nga situata dhe në një moment mjaft emocional, reagoi ndaj mënyrës si tema po komentohej brenda shtëpisë. Ajo u shpreh: “Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta.”
Për të shmangur keqkuptimet, ajo rikujtoi publikisht se zgjedhja e saj kishte qenë personale dhe jo rezultat i një largimi të detyruar nga autoritetet. “E kam marrë vendimin vetë dhe jam shumë krenare për atë veprim.”, theksoi ajo, duke bërë të qartë se bëhej fjalë për një vendim familjar.
Debati i hapur ka ndezur rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues kanë vlerësuar qëndrimin publik të Elijonës dhe dëshirën për ta sqaruar një herë e mirë këtë çështje.








