Është ulur nga një ditë më parë numri i rasteve me Covid, ku nga 90 raste të konfirmuara dje, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 67 persona të prekur me virusin, ndërsa janë shënuar dy viktima.
Situatë e rëndë paraqitet te spitali Infektiv, pasi janë 88 të shtruar, nga të cilët 8 në terapi intensive dhe një i intubuar. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.