Të mbyllura, me platformë, me takë shumë të lartë, këto këpucët stil Bratz vazhdojnë të jenë në modë dhe vazhdojmë t’i shohim të veshura nga gocat e shoëbizit. Përpos që duken të parehatshme për shkak të lartësisë, janë dhe të mbyllura, gjë që nuk i bën të përshtatshme për stinën e nxehtë të verës, por duket se vajzat tona janë fiksuar me to. Nora, Beatrix, Fifi janë vetëm disa nga personazhet e njohur që janë shfaqur të veshura me këto këpucë duke i përdorur në kombinime e ngjyra të ndryshme. Ju do t’i vishnit në këtë periudhë?









